Transmetuar më 11-12-2017, 22:23

Një tjetër operacion anti-drogë është finalizuar me sukses këtë të hënë nga policia, ndërsa janë vënë në pranga edhe tre persona, mes të cilave një shqiptar dhe dy tunizianë.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane, sipas të cilave grupit të trafikantëve u janë gjetur dhe sekuestruar rreth 3.3 kg marijuanë.

Policia kreu kontroll në një banesë të marrë me qira në katin e dytë të një pallati, ku gjeti duke përgatitur hashashin shqiptarin bashkë me 2 tunizianë.

Për rrjedhojë në pranga ka rënë shqiptari Gjergji Kokoshari 38 vjeç.

Ky i fundit mësohet se ka tentuar madje të arratiset duke u hedhur nga dritarja, por ka thyer këmbën.

Në përfundim të aksionit shqiptari është vënë në pranga ndërsa droga mësohet se po të hidhej në treg do të kapte vlerën e 20 mijë eurove. (e.c/noa.al)