Transmetuar më 11-12-2017, 21:33

Mazhoranca po kërkon të zgjedhje Kryeprokurorin e ri të përkohshëm, në shkelje të Kushtetutës dhe pa kaluar më parë vettingun.

Deklarata është bërë nga deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj i ftuar në emisionin "Studio e Hapur".

Sipas Alibeajt, mazhoranca kërkon të zgjedhë kryeprokurorin pa vetting, pasi do të mbrojë zyrtarët e inkriminuar.

“Prokurori i Përgjithshëm duhet të jetë produkt i paanësisë politike sipas Kushtetutës. Askush nuk e mendonte se do vinte një ditë ku Prokurori i Përgjithsëm jo vetëm të zgjidhej nga politika, por vetëm nga mazhoranca. Çfarë e shtyn Ramën të ndërmarrë këtë iniciativë? Kushtetua e vendit thotë se për të zgjedhur Prokurorin e Përgjithshëm duhen dy kushte. E para të zgjidhet me 3/5 e votave pra me 84 vota. E dyta Prokurori i Përgjithshëm para se të vendosi këmbën në organin e drejtësisë duhet të kalojë përmes vettingut. Pa kaluar këto dy filtra askush nuk mund të ngrohë karrigen e posteve të drejtësisë” tha Aliabeaj.

Prej ditësh tashmë, edhe pse mandati i kryeprokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla ka përfunduar, mazhoranca dhe opozita janë përfshirë në debate për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri. (e.c/noa.al)