Transmetuar më 11-12-2017, 21:22

Për Kreun e Grupit Parlamentar të PD-së Edmond Spaho ftesa e Kryeministrit Edi Rama për një konsensus në zgjedhjen e Kryeprokurorit, është pazar politik.

I ftuar në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ në Report, Spaho e cilësoi ftesën si të gabuar. Sipas Spahos, Rama po përpiqet që të hedhë poshtë gjithë sa është bërë për reformën në drejtësi, duke kërkuar të zgjedhe në Kryeprokuror pa kaluar Vettingun.

 “Ftesa është e gabuar që në princip, pasi nuk mund të ftosh opozitën për të zgjedhur Kryeprokurorin e përkohshëm kur prej dy vitesh po bëjmë Reformën në Drejtësi. I kemi hyrë një procesi Vettingu, ku askush nuk mund të emërohet pa kaluar procesin dhe befash në një ditë të bukur, kryeministri të fton ta zgjedhim jashtë të gjitha kritereve që kemi përcaktuar në thyerje të kushtetutës si një pazar mes dy palëve.” deklaroi ai. (e.c/noa.al)