Transmetuar më 11-12-2017, 21:14

Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka shfrytëzuar 27-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike, për të nxjerrë nga arkiva e vet personale një foto të dhjetorit 1990.

Në fotografinë, e cila është shkrepur 27 vite më parë, duket Nard Ndoka, me disa protagonistë të tjerë të lëvizjes së dhjetorit.

Ajo që bie në sy, është mënyra se si është përshtatur mikrofoni, i vendosur në një stativ druri të improvizuar.

Këtë fakt e ka evidentuar edhe vetë Ndoka.

“27 vite më parë, ku mikrofoni vendosej në një stativ të improvizuar prej druri”, shkruan ai në rrjetin social. /k.k/noa.al/