Transmetuar më 11-12-2017, 17:04

E keni pyetur ndonjëherë veten se sa herë në ditë duhet bërë çiçi? Ka nga ata që vrapojnë çdo pesë minuta në banjë, ashtu sikundër të tjerë që e mbajnë për orë të tëra.

Por kush është numri i saktë? Përgjigjen e jep shkenca. Por me sa duket nuk ekziston një numër i saktë herësh, megjithatë shkenca këshillon 4 deri në 7 herë.

Por kjo gjë varet nga sasia e lëngjeve që pihet. Më konkretisht e shpjegon Francesco Montorsi, drejtor i njësisë së urologjisë në spitalin San Raffaele të Milanos, Itali.

“Ekzistojnë pacientë me sindromën ‘fshikëz hiperaktive’ të cilën kanë kontraksione të pavullnetshme dhe vrapojnë shpesh drejt banjës”, tha ai për mediat italiane.

Më tej shtoi se mbajtja për një kohë të gjatë e urinës çon në një fryrje të madhe të fshikëzës dhe kjo çon që muskulatura të ketë vështirësi në rikthimin normal të funksionimit, shkruan noa.al.

“Ndonëse nuk mund të keni dëshirë për të urinuar, këshillohet që së paku katër herë të shkohet në banjë”, thotë Montorsi. /a.y/noa.al