Transmetuar më 11-12-2017, 13:42

Ndjekësit e Champions League tashmë njohin përballjet e skuadrave në 16-she. Shorti i hedhur në Nyon të Zvicrës ka përcaktuar skuadrat që do të vihen përballë.

Skuadra me më shumë kupa Champions dhe kampionia aktuale, Real Madridi do të luajë me Paris Saint Germain të Francës. Bayern i Mynihut do të luajë me Besiktas-in, ndërsa Barcelona me Chelsea-n, fillimisht në Angli.

Juventus do të luajë me Tottenham-in, ndërkohë që Ukraina, ku do të zhvillohet finalja, përfaqësohet në 16-she nga Shakhtar Donetsk.

Takimet do të luhen në dy data në shkurt të vitit të ardhshëm, për të vazhduar pas kësaj me ndeshjet e kthimit në mars.

Juventus – Tottenham

Basel – Manchester City

Porto – Liverpool

Sevilla – Manchester United

Real Madrid – Paris Saint-Germain

Shakhtar Donetsk – Roma

Chelsea – Barcelona

Bayern Munich – Besiktas

Turqia është shteti i dytë i Evropës Lindore, veç Ukrainës, i përfaqësuar në këtë fazë të 16-shes.