Bosnje-Hercegovina i shtohet vendeve fqinje që ka vendosur t’i vijë në ndihmë Shqipërisë, pas dëmeve të shumta të shkaktuara nga përmbytjet e pak ditëve më parë.
Për këtë arsye, rreth 25 tonë misër dhe 25 tonë grurë janë nisur në ndihmë të Shqipërisë për përballimin e përmbytjeve që prekën Shqipërinë në fillim të këtij muaji.
Sipas sarajevotimes.com, Administrata Federale për Mbrojtjen Civile është e ngarkuar për transportimin e kësaj ndihme humanitare, ndërkohë që qeveria do të mbulojë shpenzimet e transportit.
Ndërkohë, Ministria Federale e Financave, Departamenti Federal i Rezervave të Shtetit dhe Administrata Federale për Mbrojtjen Civile janë përgjegjëset për zbatimin e këtij vendimi.
Kështu pas vendeve si Serbia e Kosova, edhe Bosnja ka vendosur të ndihmojë Shqipërinë për të kaluar situatën e vështirë. (e.c/noa.al)