Transmetuar më 10-12-2017, 15:11
Publicitet

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e 2 personave ndodhi gjatë ditës së sotme në Kosovë.

Aksidenti tragjik ndodhi në orët e para të mëngjesit, ku humbën jetën 2 të rinj nga Komuna e Rahovecit.

Mediat vendase kanë identifikuar viktimat dhe kanë publikuar fotografi të të dyve. Në aksident humbën jetën Gazmend Gashi dhe Samir Elshani, që të dy nga fshati Nagavc i Rahovecit.

Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, aksidenti mësohet se ka ndodhur si pasojë e gjendjes jo të mirë të rrugëve.

Dëshmitarët gjithashtu kanë thënë se dy personat kanë vdekur në vend./a.k/noa.al/