Transmetuar më 10-12-2017, 13:51

Zona turistike e Thethit ishte e para që u bllokua nga dëbora javën e parë, ndërsa 200 banorë mbetën të izoluar për disa ditë deri në ndërhyrjen e ARRSH dhe bashkisë së Shkodrës.

E njëjta panoramë është përsëritur edhe sot pasi reshjet e borës kanë bërë të pamundur lëvizjen e automjeteve në aksin Qafë Thore- Theth pas reshjeve mëngjesin e sotëm.

Report Tv sjell pamje nga dita e djeshme në Theth, ku zona është e mbuluar nga dëbora, ndërkohë që qarkullimi bëhej me vështirësi, por sot është bllokuar plotësisht rruga.

Në videon më poshtë shihni se si petku i bardhë ka mbuluar gjithçka, duke e bërë panoramën mahnitëse. /a.y/noa.al