Transmetuar më 09-12-2017, 23:00

Një ngjarje e rëndë me pasojë plagosjen ndodhi gjatë mbrëmjes së sotme në Kosovë.

Mësohet se një i ri 17-vjeçar në Prishtinë u godit me thikë rreth orës 19:10.

Pas goditjes me thikë i lënduari u dërgua në spital për trajtim mjekësor.

Fatkeqësisht adoleshenti ndërroi jetë pasi nuk arriti dot që t’i mbijetojë plagëve të rënda.

Nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarjeje.

Ndërkaq Policia ka identifikuar të dyshuarin që kreu plagosjen dhe ka nisur punën për kapjen e tij./a.k/noa.al/