Transmetuar më 07-12-2017, 23:01

Dikur kanë qenë miq të afërt por sot janë kundërshtarë politikë.

Ish-deputeti socialist Koço Kokëdhima dhe kryeministri Edi Rama prej kohësh janë distancuar nga njëri tjetri dhe akuzat e kryetarit të Zgjidhjes nuk kanë munguar.

I ftuar në emisionin 360 gradë në Oranews, Kokëdhima thënë se Edi Rama nuk është një politikan i fortë, madje sipas tij ai është “kokrra e frikacakut”.

“Rama është kokrra e frikacakut. Po të ishte i ftohtë do të çlironte zgjedhjet, do të punonte për demokratizimin e vendit. Po të ishte i fortë do të hiqte dorë ai zotëria nga e gjithë kjo përpjekje e tij për t’i mbajtur peng zgjedhjet.”- tha Kokëdhima.