Transmetuar më 07-12-2017, 22:55
Publicitet

“Edhe unë di ta lexoj Kushtetutën” Me këto fjalë kreu i PD-së Lulzim Basha u është përgjigjur në distancë mesazheve të ambasadorëve Donald Lu dhe Romana Vlahutin për zgjedhjen e kryeprokurorit.

Në një lidhje Live me emisionin “Të Paekspozuarit” Basha theksoi se zgjedhja e Kryeprokurorit me shumicë të thjeshtë është anti-kushtetuese.

“Interpretimi i Kushtetutës nuk është detyrë e ambasadave dhe as e misioneve ndihmëse. Ka një nen në Kushtetutë që thotë se “prokurorin e ri e zgjedh KLP. Kjo ishte një skemë e Fatmir Xhafës për ta ngatërruar çështjen me shumë institucione për ta vonuar sa më shumë reformën dhe për ta kapur atë. Xhafaj u betua se ne i kemi resurset, por sot duket që ka dështuar. Ku është Vetingu? Pse nuk po nis Vetingu? Ne jemi që çështja të zgjidhet përmes Kushtetutës dhe nuk ka arsye që këtë të na e lexojë askush”, tha Basha.

Më herët, Ambasada Amerikane dhe ajo e Bashkimit Europian në Tiranë i bënë thirrje palëve të zgjidhnin e shumicë të thjeshtë Kryeprokurorin e ri, mandati i të cilit do të jetë i përkohshëm.