Transmetuar më 07-12-2017, 22:39

Ylli portugez Cristiano Ronaldo fitoi për të pestën herë në karrierën e tij trofeun e “Topit të Artë”.

Pas triumfit të sotëm, ylli i Real Madridit është barazuar me Lionel Messin porsa i përket këtij trofeu.

France Fotball vendosi që për të dytin vit radhazi të votojë Cristiano Ronaldon si futbollisti më i mirë në botë.

Në këtë garë ishin edhe argjentinasi Lionel Messi me brazilianin Neymar.

Pas fitores Ronaldo ka dhënë edhe reagimin e tij në Facebook:

“Një tjetër ëndërr u bë realitet. Është një ndjesi e pabesueshme. Falenderoj familjen time, miqtë, shokët e skuadrës, trajnerët dhe të gjithë ata që kanë qenë përkrah meje përgjatë viteve”.

Cristiano Ronaldo pati një sezon fantastik pasi arriti që me Real Madridin të fitojë La Ligan spanjolle, Ligën e Kampioneve, Superkupën e Evropës dhe të Spanjës./a.k/noa.al/