Transmetuar më 07-12-2017, 22:36
Publicitet

Nuk kanë munguar surprizat dhe humori në natën e dytë të gjysmëfinales së  “Këngës Magjike”.

Kanë qenë aktorët e njohur të humorit Bes Kallaku dhe Erion Isai të cilët kanë nisur me batuta këtë natë të dytë të spektaklit.

Ata janë shfaqur në sallën e Pallatit të Koncerteve si “Gocat e Instagramit” në rolin që interpretojnë duke ju bashkuar kështu në skenë moderatorit Ardit Gjebrea.

Pikërisht këto “dy prezantueset e reja” ndezën sallën me batutat e tyre.

Sigurisht në krah të Gjebreas nuk mungonin as dy bukuroshet Arjola Shehu dhe Nevina Shtylla. 

Loading...