Transmetuar më 07-12-2017, 22:27
Publicitet

“Nuk kam asgjë personale me Edi Ramën, por procesi është antikushtetues” Me këto fjalë kreu i Partisë Demokratike ka komentuar edhe një herë ftesën e përsëritur të Kryeministrit Edi Rama për çështjen e Kryeprokurorit të ri.

Duke folur në lidhje të drejtpërdrejt me emisionin “Të paekspozuarit”, Basha evidentoi 3 probleme që sipas tij vihen në pak me çështjen e kreut të organit të ri të Akuzës.

Në fund shefi i demokratëve theksoi se për sa kohë procesi bie ndesh me Kushtetutën, atëherë nuk do të ulet në tryezë me Ramën.

“Në politikë nuk ka asgjë personale. Në situatën aktuale janë 3 problem. I pari është procesi i anti- kushtetutshmërisë. I dyti është se është një proces politik, pra thotë se kemi votat vetë. Dhe problemi ii tretë është se duan proces pa veting. Mazhoranca ka bërë lojërat dhe nuk asnjë shpresë për tu ulur me Ramën në këtë lëmsh kushtetues. Vendi është në një krizë të thellë politike. Ky thotë ta zgjidhim kryeprokurorin kundër Kushtetutës. Ai duhet të vijë përmes vettingut” tha Basha.

Kujtojmë se që prej mbrëmjes së djeshme, Kryeministri Rama ka ftuar Bashën të ulen në tryezë për të zgjidhur këtë çështje me dialog. 

Loading...