Transmetuar më 07-12-2017, 21:47

Ky është momenti dramatik, i kapur nga kamerat e sigurisë së një dyqani, në Puebla City, në juglindje të Meksikës.

Në video dallohet një vajzë, 12 vjeçe, e cila ndodhej para një dyqani.

Pak sekonda më pas aty pranë kalon një kamion, i cili këput një prej telave të varur mbi rrugë dhe me të kap minorenen.

Pasi ka marrë kthesën, drejtuesi i makinës ka shtuar shpejtësinë, teksa teli ka kapur vajzë duke e tërhequr me forcë.

Për fat të mirë ngjarja është mbyllur pa dëmtime serioze. /k.k/noa.al/