Transmetuar më 07-12-2017, 21:43

E ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në News24, ish-ministrja e Bujqësisë në vitet ’75-’88, Themie Thomai rrëfeu arsyet se pse nuk kishte përmbytje në atë kohë.

Duke iu referuar përmbytjeve të fundit në Shqipëri si pasojë e reshjeve të fundit, ish-ministrja në qeverinë e Enver Hoxhës tha se në atë kohë merreshin masat më përpara.

“Kjo është një shkencë e tërë, por funksiononte një rrjet i tërë kullues i kontrolluar. Tokat që shtrihen afër bregdetit në Vlorë, Fier, janë toka nën nivel. Kolektori i madh pastrohej çdo vit. Të gjitha stacionet e pompimit në fund të gushtit kontrolloheshin dhe me komision të posaçëm merreshin me hidrovoret. Kontrolloheshin të gjitha digat. Nuk lejohej të shkelnin as këmbët e bagëtive në diga. Merreshin masat që më përpara. Kanali i ujërave të mëdha dhe pritat përbënin atë që quhej rrjeti kullues” tha Themie Thomai. (e.c/noa.al)