Transmetuar më 07-12-2017, 21:02

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka ironizuar hapur ambasadorët Donald Lu e Romana Vlahutin lidhur me çështjen e Kryeprokurorit të ri.

Përmes një statusi në Tëitter, Manjani thotë se Lu e Vlahutin, pavarësisht peshës së tyre në vendin tonë, nuk mund të vendosin për çështje që i takojnë në mënyrë strikte Shqipërisë dhe politikës shqiptare.

Madje Manjani shprehet se me qëndrimet e tyre ambasadorët po shkelin hapur kushtetutën e Shqipërisë dhe në çdo shtet normal për ta duhet të kishin nisur procedurat për t’i shpallur “non-grata”.

“Lu&Lei nuk mund të vendosin për çështje që i takojnë strikt përfaqësuesve të popullit Shqiptar! Aq më pak mund të vendosin duke sugjeruar shkeljen e Kushtetutës së Republikës! Në çdo shtet normal, do tu ishte filluar proçedura e shpalljes non-grata, në një situatë të tillë!” shkruan Manjani

Manjani i referohet këtu mbështetjes që ambasadorët kanë dhënë në lidhje me zgjedhjen e kryeprokurorit të përkohshëm me votim të thjeshtë, ashtu siç edhe ka shprehur mendim EURALIUS dhe OPDAT, dy institucione (evropiane dhe amerikane) që kanë ndjekur nga afër reformën në drejtësi. (e.c/noa.al)