Transmetuar më 07-12-2017, 20:47
Publicitet

“Drejtësia ka vdekur” Me këto fjalë, kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka komentuar çështjen e zgjidhjes së kryeprokurorit të ri.

Përmes një statusi në Facebook, Vasili thotë se ajo që ndodhi në komisionin e Ligjeve sot i vuri vulën reformës në Drejtësi, pasi janë asgjësuar 140 votat e Kuvendit.

Për LSI dhe opozitën, zgjedhja e Kryeprokurorit të ri me shumicë të thjeshtë është antikushtetuese, pasi duhet shumicë e cilësuar.

“Komisioni i ligjeve asgjëson 140 votat e kuvendit, qe i vunë vulën reformës ne drejtësi natën e 21-22 korrikut 2016. Reforma vdiq, rrofte reforma.” ka shkruar Petrit Vasili.

Të njëjtin qëndrim mbajti edhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi këtë të mërkurë, në intervistën e saj për Zërin e Amerikës. (e.c/noa.al)