Transmetuar më 07-12-2017, 20:18

Prokurorët e Macerata në Itali, i kanë nisur një letërporosi në Prokurorisë së Durrësit, për zhdukjen misterionze të avokatit shqiptar, Besnik Muço.

Organi i akuzës ka për qëllim të hedhë dritë mbi atë se çfarë i ndodhi avokatit 54-vjeçar, i cili u shpall i zhdukur nga familjarët në 2 nëntor të këtij viti.

Bileta e tragetit që kishte për të shkuar në Itali, u gjet “e shenjuar”, fakt që do të thotë se personeli i tragetit e ka kontrolluar, raportojnë mediat italiane.

Por, askush nuk mban mend ta ketë parë avokatin në target, aty ku policia ka gjetur disa sende personale të tij.

Sakaq, Prokuroria në Macerata ka hapur dosjen hetimore me akuzën e vrasjes. Përmes letërporosisë, autoritetet italiane kërkojnë nga prokurorët e Durrësit që të bashkëpunojnë në këtë hetim. /k.k/noa.al/