Transmetuar më 07-12-2017, 18:46

Lëvizja Socialiste për Integrim i bashkohet zërit të PD-së, duke kundërshtuar zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri me shumicë të thjeshtë.

Është kryetarja e LSI-së Moniak Kryemadhi e cila nga Washingtoni ka komentuar çështjen për zgjidhjen e kryeprokurorit të ri.

Gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, Kryemadhi tha se çështjet e drejtësisë duhet të zgjidhen në Kuvend dhe jo në tryeza politike kërkon mazhoranca.

“Ekziston vullneti poltik për të zgjidhur këtë cështje, por cështjet e drejtësisë nuk zgjidhen në tryeza, por në parlament. Situata sot në sistemin e drejtësisë është alarmante. Ne na kanë kaluar të gjitha afatet, duhet të ishte zgjedhur KLP, KLGJ. Duhet të vendosim një standard dhe jo dy standarde. Ne nuk e kemi të shkruar në Kushtetutë që kryeprokurori të zgjidhet me shumicë të thjeshtë,” tha Kryemadhi.

Ndër të tjera kryetarja e LSI u shpreh se Rama ka kërcënuar SHBA dhe BE, pasi ka thënë se nëse SHBA dhe BE nuk mbështet integrimin e Shqipërisë ka edhe opsionet të tjera siç është orientimi nga Kina dhe Rusia.

“Rama kërcënoi hapur SHBA dhe BE kur tha se ne kemi edhe opsione të tjera siç janë Kina dhe Rusia” tha Kryemadhi. (e.c/noa.al)