Transmetuar më 07-12-2017, 18:17
Publicitet

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka ishte i ftuar sot në “45 minuta” në Report Tv, ku ka komentuar mundësinë e një marrëveshje të dytë mes Bashës edhe Ramës për zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri. Sipas Ndokës Basha do  të pranojë ftesën e Ramës, ndërsa shtoi se po shkojmë drejtë një bashkëqeverisje.

“E ka shprehur edhe vete, të dy e kanë pranuar që mund të mbështesin një qeverisje të përbashkët dhe nuk jemi larg asaj dhe këto deklarime të tyre jam përpjekur ti përkthej troc jo si flasin ata me diplomaci dhe lojëra fjalësh. Po shkojmë drejt një qeverie të përbashkët, kjo është e pashmangshme.Një qeveri pa lider në përbërjen e tij se s’ka esencë, jemi në kushtet e një emergjence kombëtare për ta pasur një gjë të tillë, një garanci, një proces të qetë për të menduar për reformat që janë shumë të rëndësishmë edhe përbën një sakrifice që bëjnë të dy palët në të mirë të vendit, integrimit, dhe disa reforma që kërkojnë një lloj qetësie për ti bërë ato.” tha Ndoka.

Megjithatë aleati i demokratëve shtoi se kjo marrëveshje nuk do të mund të kryhej, vetëm në atë rast kur Ilir Meta vendos të tërheqë “levën” e Presidentit të Republikës.

“LSI është një parti presidenciale. Meta me qetësinë e tij, si president mund ta tërheqë edhe këtë levë. Një marrëveshje të re po sot mund ta pengojë LSI. Mund të interferojë nëse ai nuk është pjesë e kësaj marrëveshje. Edhe ne sot që jemi në parlament nuk mund të jemi jashtë kësaj marrëveshje. Sepse nuk e ka luksin as zoti Basha që të nënshkruajë një marrëveshje duke lënë jashtë aleatët e tij. Shtoi kësaj edhe pjesën e presidentit të republikës. Është një institucion që ka peshën e vet.” tha mes të tjerave Ndoka (e.c/noa.al)

Loading...