Transmetuar më 07-12-2017, 18:07
Publicitet

Presidenti i Turqisë Rexhep Tayip Erdogan vizitoi Greqinë, ku u takua edhe me homologun e tij grek Prokopis Pavlopulos.

Por gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, teksa diskutonin për çështjet e rajonit, Presidenti grek u ndal konkretisht në rastin e Shqipërisë dhe të Maqedonisë, dhe aspiratave të dy vendeve drejt Bashkimit Europian.

Sipas mediave greke, Presidenti Pavlopulos mësohet të ketë thënë se Greqia do që Maqedonia dhe Shqipëria të integrohen në BE, por sipas tij duhet të plotësojnë disa kushte.

“Ne duam që Maqedonia dhe Shqipëria të integrohen në Bashkimin Europian, por duhet të plotësojnë disa kushte dhe të respektojnë të drejtën ndërkombëtare. Në shumë raste flitet me një gjuhë irredentiste, në disa të tjetra nuk respektohen të drejtat e pronës dhe ato të njeriut”, tha presidenti grek.

Kujtojmë se vizita e Erdogan në Athinë është e para e një presidenti turk pas 65 vitesh. (e.c/noa.al)