Transmetuar më 07-12-2017, 17:41

Pas refuzimit të ftesës nga ana e Lulzim Bashës për dialog dhe pakt të ri duke nisur nga zgjedhja e Kryeprokurorit, ka reaguar sërish Kryeministri Lulzim Basha.

Përmes një statusi në Facebook, Rama ironizon duke thënë se edhe një herë për demokratët demokratët, jo vetëm që SHBA e BE e kanë gabim për Kryeprokurorin e ri, por nuk duan as dialog.

E megjithatë shefi i qeverisë përsërit për të tretën herë ftesën për kreun e PD Lulzim Basha, që të dy të ulen në dialog dhe të japin zgjidhje të përbashkëta.

Pasi sipas Kryeministrit, në këtë fazë ku ndodhet vendi, interesat partiake duhen lënë mënjanë.

“Rifilloi avazi!Jo ne, po edhe SHBA/BE e kanë gabim! Dhe prapë s’duan as dialog kur u thua votat ne i kemi po duam zgjidhje të përbashkët. Sdoqoftë unë e përsëris ftesën për dialog dhe zgjidhje të përbashkëta, aq më tepër në këtë fazë vendimtare të rrugëtimit të vendit drejt çeljes së negociatave për anëtarësim, kur Shqipëria duhet të fitojë mbi partitë e interesat e njërit a tjetrit.” shkruan Rama në Facebook.

Kryeministri ftesën e parë drejtuar kreut të demokratëve e bëri një ditë më parë përes një statusi të gjata në orët e vona në Facebook. Të njëjtën thirrje Rama e përsëriti sërish këtë të enjte nga Sofja.

Ndërsa pak më herët, Lulzim Basha reagoi zyrtarisht duke refuzuar ftesën dhe bërë thirrje mazhorancës të respektojnë Kushtetutën në zgjedhjen e Kreut të ri të Prokurorisë. (e.c/noa.al)