Transmetuar më 07-12-2017, 16:30

Aksident me pasojë plagosjen e një fëmije të mitur është regjistruar ditën e djeshme në qytetin e Elbasanit.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “25 Nëntori”, ku 19 vjeçari K.L., banues në Elbasan duke drejtuar mjetin tip “Smart” ka aksidentuar këmbësorin 6 vjeçar.

Menjëherë pas aksidentit vogëlushi është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal dhe më pas është nisur për mjekim më të specializuar drejt Tiranës, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes ka bërë të mundur arrestimin e drejtuesit të automjetit që shkaktoi aksidentin.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor”. /b.l/noa.al/