Transmetuar më 07-12-2017, 14:39

Ishte viti 1989 kur zuri për herë të parë kopertinën e revistës për të rritur ‘Palyboy’, një bionde seksi dhe premtuese, e cila nga viti 1992 deri në 1998, u pa në rolin e rojes seksi të plazhit C.J.Parker në serialin “Baywatch”.

Ishin pikërisht këto vitet kur ndezi fantazitë më të fshehta të meshkujve të gjithë botës. Ndonëse kjo bukuroshe në 1 korrik mbushi 50 vjeçe, vijon të jetë po aq seksi.

Së fundmi ajo ka pozuar për fotografin e famshëm britanik Rankin, me të brendshme “hot” në stilin “pin-up” të viteve ’60.

Bëhet fjalë për një kapsulë-koleksioni të deznjuar për Coco de Mer dhe e linçuar në treg në datën 6 dhjetor.

Në artin e foto dhe të ekspozimit të formave të trupit, topmodelja dhe ish-aktorja është një mjeshtre e vërtetë.

Ndonëse është nënë e dy fëmijëve, Pamela Anderson mbetet një seks bombë e vërtetë, e cila nuk ka asgjë për të fshehur. /b.l/noa.al/