Transmetuar më 07-12-2017, 14:24

Rrjeti social më i përdorur është Facebook, por së fundmi, ky aplikacion i themeluar nga Marc Zuckerberg, ka një paralajmërim të rëndësishëm për përdoruesit e saj. 

Facebook ka paralajmëruar se do i mbylli llogaritë e tyre në këtë aplikacion nëse ata nuk ngarkojnë një foto ‘të qartë’ të fytyrës së tyre. 

Sistemi i ri i verifikimit të identitetit është përpjekja më e fundit e rrjetit social për të frenuar përhapjen e “bots” artificialisht inteligjente, aplikacionet softuerike që kryejnë detyra të automatizuara në internet.

Facebook është i shqetësuar për përhapjen e bots, pasi ata janë të lidhur me përhapjen e të ashtuquajturave “Fake News” dhe propagandës përpara zgjedhjeve në SHBA dhe referendumit të BE-së. 

Sistemi i ri kërkon që përdoruesit të ngarkojnë një fotografi të vetes që tregon qartë fytyrën e tyre, për të provuar se janë ata në të vërtet pas adresës së tyre duke shmangur kështu adresat fallco.

Pasi të jetë kontrolluar fotografia, adresa përkatëse do të fshihet përgjithmonë nga serverët e Facebook-ut.

Facebook la të kuptohet se testi i fotos do të përdoret vetëm kur “aktiviteti i dyshimtë” zbulohet në sistem, për shembull, kur dikush që zakonisht poston nga Nju Jork papritmas fillon postimin nga një tjetër shtet.