Transmetuar më 07-12-2017, 13:32

Pas ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikws në Tiranë, Donald Lu edhe prezenca e Bashkimit Europian në Shqipëri kërkon Prokuror të Përkohshëm. 

Në një reagim pas diskutimeve që po zhvillohen në Kuvend ku PD kërkon zgjatjen e mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla ndërsa PS zëvendësimin e tij, BE shprehet se ligji për prokurorinë e parashikon qartë duke përmendur EURALIUS dhe OPDAT.

“Ligji për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë parashikon dispozita të qarta transitore – siç konfirmohet nga EURALIUS dhe OPDAT në opinionin e tyre në Kuvend. Ne e ftojmë Kuvendin të procedojë në respekt të plotë të ligjit”, deklaron delegacionin i BE.

Edhe ambasadori amerikan doli doli në një reagim të ngjashëm sot, duke theksuar se "SHBA mbështet opinionin ligjor që OPTAD dhe EURALIUS i kanë dhënë Parlamentit".

"Kushtetuta dhe ligji për Prokurorinë janë të qarta. Ambasada e Shteteve të Bashkuara mbështet opinionin ligjor që OPDAT dhe EURALIUS i kanë dhënë Parlamentit. Ne nxisim Parlamentin të zbatojë ligjin", thuhet në deklaratën e shperndare nga ambasada e SHBA-së. /b.l/noa.al/