Transmetuar më 07-12-2017, 13:15

Venera Lumani dhe Lind Islami janë një ndër çiftet më simpatikë dhe shumë të dashur për publikun shqiptar. 

Ata janë të lidhur bashkë jo vetëm nga dashuria dhe bashkëjetesa, por edhe nga pasioni për muzikën. 

Mbrëmjen e kaluar u zhvillua nata e parë gjysmë finale e festivalit “Kënga Magjike” dhe një nga këngëtarët që çoi në këmbë publikun e shumtë ishte Lindi Islami.  

Kënga e tij “Problem” është një nga këngët më të bukura të spektaklit, por me siguri personi që e pëlqen më shumë atë, është e dashura e tij, Venera Lumani.

Teksa Lindi performonte live, Venera e ka shoqëruar këngëtarin duke kënduar nga salla, madje ka postuar edhe një video në Instagram ku e quan Lindin, krenari. /b.l/noa.al/