Transmetuar më 07-12-2017, 12:10

U bën ikonë e çiftit djallëzor: janë Bonnie dhe Clyde, dy personat që jetonin në arrati dhe që ngjallën terror në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rreth viteve ‘30-të.

Në Dallas, këtë të mërkurë u hap një ekspozitë dedikuar çiftit të famshëm si dhe u publikua një fotografi, ndoshta e fundit bashkë, duke u puthur para se të arratiseshin për të fundit herë, më 23 maj të vitit 1934, kur dhe ranë në një pritë në Lousiana.

Ata u akuzuan për 13 vrasje dhe një sërë grabitjesh, të gjitha të kryera mes viteve 1932-1934.

Bonnie Parker u njoh me Clyde Barrow në janar të vitit 1930 dhe ishte dashuri me shikim të parë. Deri atëherë Clyde kishte pasur vetëm probleme të pakta me ligjin për ndonjë vjedhje të vogël.

Befas ai u akuzua për vrasjen e një shitësi, krim për të cilin gjatë gjithë kohës është deklaruar i pafajshëm.

Çifti nisi të arratisej për një kohë të gjatë nëpër SHBA dhe sa vinin akuzat ndaj tyre rëndoheshin.

Ishte një bashkëpunëtor i tyre ai që i tradhtoi dhe bëri që të binin në kurth, kur ai ishte 25 vjeç dhe ajo 23, shkruan noa.al. Në funeralin e tyre në Dallas, morën pjesë mbi 50 mijë persona... Ndërkohë legjenda e Bonnie dhe Clyde, është e gjallë edhe sot. /a.y/noa.al