Transmetuar më 07-12-2017, 11:55

Presidenti i vendit Ilir Meta, ndodhet në Francë në një vizitë zyrtare, prej nga ka publikuar edhe një fotografi.

Ai ka postuar një foto me Presidentin e Rajonit të Provence-Alpes-Cotes d’Azur.

Meta bën me dije se u diskutua për bashkëpunimin e gjithanshëm të Shqipërisë me këtë rajon.

“Sot në Marsejë, me Presidentin e Rajonit të Provence-Alpes-Cotes d’Azur, Renaud Muselier, eurodeputet, duke folur për bashkëpunimin e gjithanshëm të Shqipërisë me këtë rajon, nga më të bukurit dhe më të begatët e Francës e të Mesdheut”, shkruan Meta në Facebook. /a.y/noa.al