Transmetuar më 07-12-2017, 11:54
Publicitet

Sonte në një ceremoni madhështore që do të mbahet pranë Kullës Eiffel në Paris do të shpallet fituesi i “Topit të Artë”.

Kompania e veshmbathjeve sportive, “Nike” ka zbuluar aksidentalisht fituesin e çmimit më prestigjioz në rang individual.

Cristiano Ronaldobesohet do të fitojë Topin e Artë pasi “Nike” ka publikuar këpucë me ngjyrë të bardhë dhe ari ndërsa në brendësi të saj janë shkruar vitet kur CR7 ka fituar Topin e Artë: 2008, 2013, 2014, 2016 si dhe vitin 2017.

Ronaldo pritet që të shoqërohet në kullën e Eiffelit nga presidenti Florentino Perez, i cili ka insistuar gjithmonë se Ronaldo do ta fitonte Topin e Artë të pestë dhe do të barazohej me Messin./b.l/noa.al/