Transmetuar më 07-12-2017, 11:29

Publikimi i një poezie të shkrimtares Rita Petro, ku në bazë të saj është incesti, ka ngjallur indinjatë të gjerë tek opinioni publik.

Mes tyre ka reaguar edhe gazetari i njohur Denis Dyrnjaja, i cili thotë se neverit çdo predikim inçesti.

Nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook, ai shkruan se dezekujlibrimi i koncepteve familjare deri në pikët e vakumeve psikopatiko/seksuale nuk duhet të shërbejnë si servirje normaliteti

Postimi i plotë i tij, “Neveris çdo predikim inçesti! Në rrjetet sociale po bën xhiro një poezi e Rita Petros me titullin “Mallkimi i parë”, që predikon inçestin mes motrës dhe vëllait. Këtë deformime personale qofshin mendime reale apo stisje për vëmendje publike duhen refuzuar dhe duhen përbuzur. Askujt nuk i ndalohet liria për të menduar, shprehur e fantazuar, por duhet të funksionojë një kundravalvul etike dhe logjike që duhet të mos i lejojë këto sofizma të shërbejnë as si shembuj dhe as si referencë publike. Dezekujlibrimi i koncepteve familjare deri në pikët e vakumeve psikopatiko/seksuale nuk duhet të shërbejnë si servirje normaliteti. Kjo do të thotë t’i shndërrosh dhe konceptosh familjet si tribu me orgji inçestuale.

Është më shumë se e neveritshme! Ata që e mbështesin dhe e pëlqejnë këtë tezë janë njerëz me komplekse dhe boshllëqe të mëdha seksuale që mendojnë se plotësohen nga fantazia, deformacioni edhe kur ai është thjeshtë një mendim i shprehur në vargje dhe jo më një realitet”.

Poezia Rita Petro- Mallkimi i parë

Zoti im, ATI im

Cili është ai mashkull

Aq i bukur

Që po vjen te unë

Sytë shigjeta-tinëzare

Drejt në zemër

M’i ka ngulur?

Kur më prek

Me duart aq të buta

Lëkurën ma puçrron…

Pse kur më puth në qafë

Drithëroj e tëra

Njomem atje poshtë?

Buzët më hapen

E kërkojnë buzët e tij

Gjuha e tij e lëngësht

Gjuhën time do?

E kur kaq butësisht

Më përqafon

Ndiej në bark

Të ngjeshur

Mikun e tij të fortë!

Qepe gojën, boll

Mjaft me këto dokrra

Ai është vëllai yt

E kjo që mendon

Është blasfemi!

Në ferr do të digjesh

Nëse shkon me të

Kurrë më për gratë

S’do kem mëshirë

E në jetë të jetëve

Do të vuajnë

Mallkimin tim!

Në djall vafsh ti, o Atë

Bashkë me vullnetin tënd!

Vëllai im

Unë dua të kryej incest me ty! /a.y/noa.al