Transmetuar më 07-12-2017, 10:46

Këngëtarja Maya Aliçkaj është ndër më të dashurat e muzikës popullore në vend, ku ftohet shpesh në koncerte të shumta.

Mëngjesin e sotëm ajo ishte e ftuar në emisionin ‘Ditë e Re’ në Ora News.

Ajo foli plot humor edhe për fitimet që bën nëpër koncertet ku merr pjesë, por edhe nëse ka armiq.

“Unë nuk bëj lekë, por bëj euro. Nuk bëj armiq. Nuk kam konsideruar deri tani asnjë njeri armik. Nëse do të kisha do ta falja sepse dua të jetoj më e qetë. Janë disa gjëra në fakt thellë thellë që nuk i fal”, u shpreh Maja.

Po ashtu ajo zbuloi se në horoskop i përket shenjës së ujorit si dhe foli më shumë rreth karrierës së saj. /a.y/noa.al