Transmetuar më 07-12-2017, 10:06

Një sherr mes tre të rinjve, ka përfunduar me plagosje me thika, ku njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë.

Antonio Veizaj, 25 vjeç, banues në Vlorë, gjatë mbrëmjes së djeshme dyshohet se në afërsi të një lokal-bar në lagjen “Pavarësia” është konfliktuar për motive të dobëta, me fjalë dhe fizikisht duke përdorur një thikë me shtetasit K.I., dhe I.I., ku ky i fundit ka mbetur i dëmtuar rëndë.

I dëmtuar ka mbetur edhe vetë Veizaj dhe K.I., por jashtë rrezikut për jetën.

Gjithçka nisi pasi të rinjtë u kapën me fjalë, ku në gjaknxehtësi e sipër Veizaj nxori thikën dhe goditi dy të rinjtë.

25-vjeçari u arrestua nga policia pak pas ngjarjes, ndërsa I.I., ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

I dyshuari për ngjarjen u vu në prangat e policisë nën akuzën e veprës penale

Dëmtime të lehta ka marrë edhe vet shtetasi Antonio.V., dhe shtetasi K.I., “Plagosje e rëndë me dashje”. /a.y/noa.al