Transmetuar më 07-12-2017, 08:59
Publicitet

Personazhi i vitit 2017 për revistën “Time” nuk është një njeri, por një lëvizje kundër ngacmimeve seksuale.

“Personazhi i vitit nuk është vetëm një person, por mijëra njerëz viktima të abuzimeve seksuale. Është lëvizja #MeToo”, komunikoi revista “Time”, duke argumentuar zgjedhjen.

Që nga viti 1927 revista zgjedh çdo vit personazhin e vitit, i cili ka spikatur gjatë gjithë vitit.

Ndonëse lëvizja #MeToo ka lindur vite më parë në sajë të aktivistes Tarana Burke, vetëm së fundmi ka tërhequr vëmendjen e gjerë në sajë të denoncimeve të abuzimeve seksuale, ku më i fundit ishte ai i regjisorit amerikan Harvey Weinstein, i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht me shumë aktore.

Në vendin e dytë të klasifikimit renditet Presidenti amerikan Donald Trump dhe në të tretin ai kinez, Xi Jinping. /a.y/noa.al