Transmetuar më 07-12-2017, 08:25
Publicitet

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të enjteje, duke promovuar punën e mjekëve të Urgjencës Kombëtare Mjekësore.

Ai ndalet në punën e bërë prej tyre me të evakuuari nga zonat e përmbytura.

“Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga puna e pandërprerë e ekipeve të mjekëve të Urgjencës Kombëtare Mjekësore në qendrat e evakuimit dhe shtëpi më shtëpi në familjet e prekura nga përmbytjet në Fier dhe Vlorë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook, ku publikon dhe një video nga puna e mjekëve.

Por qytetarët nuk i kanë kursyer komentet, ku njëri prej tyre shkruan, “Doktorët marrin 400 dollarë në muaj pavarësisht gradave shkencore që kanë. E di ti sa marrin kolegët e tyre në Poloni ku ishe ti zotrote së fundmi apo Çeki 5000 dollarë në muaj. E katandise mjekësinë në gropë dhe koncesionet e tua marrin miliona euro turp faqja e zeze, ku po shkon mjekësia shqiptare”.

Ndërkohë një tjetër shton, “Prit të marrim veten, bam përmbytjet çdo vit, vuuuuu milionat e eurove”. /a.y/noa.al 

Loading...