Pas pak ditësh mbahet festivali i fundvitit në Radio Televizionin Shqiptar, ku kënga fituese do të përfaqësojë Shqipërinë, në festivalin europian të muzikës Eurosong.
Por dalëngadalë po zbulohen surprizat që janë planifikuar për festivalin që do të drejtohet nga Adi Krasta.
Organizatorët e festivalit, kanë menduar një mysafir special në natën e parë.
Bëhet fjalë për këngëtarin legjendar italian Ricardo Cocciante, i cili do të këndojë dosa nga hitet e tij të pavdekshme si "Margherita", "Se stiamo insieme" etj.
Kjo nuk është hera e parë që ai vjen në Shqipëri, pasi më herët ka ardhur bashkë me Elhaida Danin, e cila ishte nën trajnimin e tij në “The voice of Italy”, kur u shpall fituese.
Kujtomë se festivali i fundvitit do të mbahet më 21, 22 dhe 23 dhejtor në Pallatin e Kongreseve. /a.y/noa.al