Transmetuar më 07-12-2017, 07:59

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë natës, ende pa zbardhur e enjtja, ku një makinë ka rënë në lumë.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Burrel-Bulqizë, në afërsi të Klosit.

Një makinë tip “Golf” ka rënë brenda lumit Mat, ndërsa nuk dihet nëse ka njerëz brenda.

Efektivët e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet e rastit.

Nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, ndërkohë që edhe polumbarët janë angazhuar në zhytje, për të zbuluar më shumë. /a.y/noa.al

Foto ilustruese