Transmetuar më 06-12-2017, 23:54

Është mbyllur faza e grupeve në Ligën e Kampioneve ndërsa janë përcaktuar 16 skuadrat që kanë kaluar në raundin tjetër.

Vetëm nga Premier Liga angleze janë kualifikuar 5 skuadra.

Ndërkaq La Liga ka tre skuadra, Serie A italiane dy, ndërsa nga një skuadër kanë Gjermania, Turqia, Zvicra, Ukraina, Franca dhe Portugalia.

Shorti për fazën tjetër të Ligës së Kampionëve do të hidhet të hënën më 11 dhjetor në Nyon të Zvicrës nga ora 12:00.

Ndeshjet e para do të zhvillohen me 13/14 dhe 20/21 shkurt, ndërsa ato të kthimit 6/7 dhe 13/14 mars.

Vitin e kaluar trofeu i Ligës së Kampioneve u fitua nga Real Madridi./a.k/noa.al/