Transmetuar më 06-12-2017, 22:26
Publicitet

“Kënga Magjike” ka hapur siparin e saj të radhës gjatë mbrëmjes së sotme.

Në natën e parë gjysmëfinale Ardit Gjebrea ka patur si bashkëprezantues aktorët e humorit Bes Kallaku, Erion Isaj si dhe 2 bukuroshet Nevina Shtylla dhe Arjola Shehu.

Ardit Gjebrea e ka hapur shfaqjen me Besin dhe Erionin të cilët kanë sjellë të qeshura me batutat e tyre.

Më pas në skenë kanë hyrë edhe Arjola dhe Nevina.

Dy vajzat kanë befasur me veshjet e tyre, të cilat u shfaqën me kostum.

Në lidhje me veshjen vajzat dhanë këtë mesazh: “Femra nuk është objekt zbukurimi por edhe partnerja juaj”./a.k/noa.al/