Transmetuar më 06-12-2017, 22:06

Një grua ka humbur jetën në një aksident trafiku në fshatin Qyshk të Pejës.

Policia njofton se viktima ka humbur jetën pasi  një person ishte duke lëvizur me automjetin e tij, dhe ka goditur të ndierwn, e cila po udhëtonte në këmbë.

Ajo ka ndërruar jetë në Spitalin e Pejës ku mjeku kujdestar ka konstatuar se gruaja ishte pa shenja jete.

Me urdhër të prokuronit trupi i pajetë u është dhwnw familjareve, ndërsa drejtuesi i automjetit është dërguar në polici pwr hetime tw mwtejshme.

Ngjarja tragjike ka ndodhur pasditen e djeshme. /k.k/noa.al/