Transmetuar më 06-12-2017, 21:50

Një vazjë e mitur është larguar nga familja, pa marrë miratimin e prindërve.

Denoncimi është bërë nga nëna e saj, në Bisham të Vlorës, e cila ka raportuar ngjarjen në polici.

Sipas burimeve nga Policia e Sarandës, 38-vjeçarja me iniciale M.T., banuese në fshatin Bishan, Vlorë, ka deklaruar në polici se vajza me inicialet E.T. ndodhet në Sarandë pa lejen e saj dhe madje se punon në një disko.

Ajo ka deklaruar në polici mes lotësh se: “Vajza ime 16 vjeçe më ka ikur nga shtëpia pa leje. Rri në shtëpinë e motrave të mia. Kam frikë për të, është e vogël.

Madje më kanë thënë që punon në një disko”. Menjëherë policia ka nisur hetimet dhe kërkimet për gjetjen e vajzës, ndërsa materiale janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për vlerësim. /k.k/noa.al/

Foto ilustruese