Transmetuar më 06-12-2017, 21:38

Një ditë më parë u publikua lajmi i dorëheqjes kolektive të mjekëve të urgjencës në QSUT.

“Stop” ka mbledhur disa nga takimet dhe vizitat e kryeministrit Edi Rama në këto ambiente që në Tetor 2013, kur mori pushtetin e deri në videot, që publikon shpesh, për të na treguar “Rilindjen” e shëndetësisë.

Veç kësaj kamera e fshehtë e emisionit “Stop” ishte mbrëmë në urgjencë, ku konstatoi ato, që mjekët kishin ngritur si shqetësime në letrën e tyre publike, shkruan tvklan.al.

Mungesë shtretërish dhe shërbimi ishte më e pakta dhe ajo, që dukej menjëherë në urgjencën e “Rilindur” të QSUT-së.

Qytetarja –  O çuni, po vjen të na e matesh një çikë more burrrë?

Qytetarja 2- Po shko, se..

Qytetarja – Nuk gdhenden moj!

Qytetarja 2 – Pse?

Doktori – Po more, e di ça problemi ka, do hapësh ndonjë vend apo të vizitoj në stol?

Pacienti- Po nuk ka andej?

Doktori – Po nuk ka andej, ndaj po të them. Andej nuk është për atë punë.

Pacienti – Po andej e kam bërë rradhën e parë.