Transmetuar më 06-12-2017, 21:37

Një 63 vjeçar ka marrë urdhër mbrojtje, pas dhunës fizike që i shkaktonte në mënyrë të përsëritur bashëjetuesja e tij.

Ngjarja është regjistruar në Policinë e Durrësitl, ku 63 vjeçari me iniciale Q.B., ka denoncuar në polici bashkëjetuesen e tij N.B., 49 vjeç.

Sipas dëshmisë së 63 vjeçarit, gruaja në mënyrë të përsëritur ka shkaktuar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tij.

Për këtë arsye ai ka kërkuar urdhër mbrojtje nga gjykata, për “masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Ndërkohë që edhe gruaja në fjalë është thirrur nga policia për t’u marrë në pyetje dhe për të sqaruar ngjarjen.