Transmetuar më 06-12-2017, 21:21
Publicitet

Drejtori i programacionit të TV Klan, Albert Dumani, përveçse ka folur për programet e reja dhe telenovelave , ka rrëfyer në studion e emisionit të Rudina Magjistarit edhe historinë e trishtë të jetës së tij.

Rudina e ka pyetur për jetën private dhe në momentin që i është shfaqur një foto kur ka qenë fëmijë, në të cilën mamaja e mban në krahë nuk i ka mbajtur dot lotët.

“Në këtë foto jam me mamin, prapa është edhe babi, por ai nuk dilte në foto sepse ishte i sëmurë atë kohë. Unë isha 5 vjeç e gjysëm kur ai u largua nga jeta. Kam vuajtur pas ikjes së babit", ka thënë ai.

“Mami nuk u martua kurrë me babin sepse mami ishte katolike, babi mysliman, nuk bënë as dasmë. E kam peng që nuk i kam parë një foto si nuse. Familjet nuk flisnin me njëra-tjetrën sepse babai e rrëmbeu mamanë dhe ishte ardhja ime në jetë që bashkoi të dy familjet”, tregon Dumani.

Ndërsa në ekran del një foto e babait, Dumani shprehet se shpesh i kanë thënë se i ngjan shumë, e më tej tregon se një peng që ka mamaja e tij është fakti që se ka parë asnjëherë nuse sepse nuk u martua me te atin.

“Ndodhi fatkeqësia që babi u sëmur. Kemi ardhur në Tiranë në spital dhe mbaj mend që flija me mamin aty. Ai vuante, kishte kancer në pankreas. Pas ikjes së babit kemi vuajtur në Peshkopi sepse mami ishte një grua 25 vjeç me një djalë të vogël, gjyshi i thoshte të vazhdonte jetën, por ajo nuk u martua kurrë.

U bë edhe babë edhe nënë për mua. Ajo është heroina ime. Unë dua që ajo të mos qajë më kurrë”, tregoi Dumani, ndërsa më pas në ekran u shfaq mamaja me një videomesazh mjaft prekës ku i kërkonte të krijojë familje.

Loading...