Transmetuar më 06-12-2017, 20:07

Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të mërkure. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, në “rrugën e Sarës”.

Nga të dhënat e para mësohet se në apartament jetonin disa studentë me qira, dhe njëri prej tyre ka harruar tenxheren me ushqim në një rezistencë.

Për pasojë shtëpia ka marrë zjarr dhe brenda pak minutash është mbuluar nga flakët.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur dhe po punojnë për neutralizimin e flakëve.

Fatmirësisht deri më tani nuk raportohet për të lënduar. Por nga ana tjetër mësohet se ky incident ka bërë që një pjesë e mirë e zonës të vuajë mungesën e energjisë elektrike, pasi autoritetet kanë stakuar energjinë elektrike. (e.c/noa.al)