Transmetuar më 06-12-2017, 18:36

Ish- kryeministri Sali Berisha priti këtë të mërkurë në një takim ish-homologun italian Romano Prodi.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Berisha përmes një postimi në Facebook, ku thotë se në takimin me Prodin i bëri të ditur uljen e numrit të investimeve italiane në Shqipëri.

Sipas Berishës, në vitet 2008-2013 Shqipëria arrinte të merrte mbi 1 miliard euro investime në vit, ndërkohë që gjatë këtyre katër viteve të fundit investimet e huaja apo ato italiane janë thuajse zero.

“Theksova se investimet e huaja janë jetike për vendin tonë. E njoha zotin Prodi me faktin se në vitet 2008-2013 Shqipëria arrinte të merrte mbi 1 miliard euro investime në vit, ndërkohë që gjatë këtyre katër viteve të fundit investimet e huaja apo ato italiane janë thuajse zero. Theksova se rritja e krimit dhe e kriminalitetit si dhe korrupsionit janë arsyeja kryesore që frenon dhe tremb investitorët e huaj të vijnë dhe të investojnë në Shqipëri,” shkruan mes të tjerave Berisha (e.c/noa.al)