Transmetuar më 06-12-2017, 18:10

“Kjo qeveri nuk jep garanci kundër krimit.” Thirrja është bërë nga Partia Demokratike përmes deputetit Enkelejd Alibeaj në një deklaratë për mediat pranë selisë blu.

Deputeti Alibeaj u rikthye edhe një herë tek dosja Tahiri duke thënë se kjo është një dëshmi e qartë se si krimi po bën edhe Prokurorin edhe Gjykatësin.

Ndaj Alibeaj bëri thirrje për krijimin e një qeverie anti-mafie. Dhe kjo për Alibeajn nis duke larguar Edi Ramën.

“Kjo qeveri nuk jep garanci se do të luftojë krimin. Përfshirja e policisë me trafikun e drogës tregon se nuk ka shpresë. Saimir Tahiri i zhytur në vorbullën kriminale. Ai po bën vetë policin, prokurorin dhe Gjykatësin. Ky potencial nuk mund të luftohet nga Edi Rama. Sot duhet krijuar një qeveri antimafja. Duke filluar nga largimi një orë e më parë Edi Rama”, deklaron Alibeaj. (e.c/noa.al)