Transmetuar më 06-12-2017, 17:24
Publicitet

Kishte shkuar në takimin e përjavshëm me të birin në burgun e Shënkollit këtë të martë në Lezhë, por nuk u kthye më në shtëpi.

P.N., 74 vjeç, banues në Valias, Kamzë, dyshohet se në ambientet e kontrollit në burgun e Shënkollit, në çantën me rroba që do t’ia dërgonte djalit, të dënuarit M.N., shërbimet e policisë së burgut gjetën dhe bllokuan një thikë.

I moshuari u arrestua nga policia në kushtet e flagrancës, ndërkohë që po merret në pyetje.

Ai dyshohet se thikën e kishte porosi nga i biri, por nuk dihet motivi se pse i duhej në qeli.

Ndaj të ndaluarit materialet iu referuan Prokurorisë së Lezhës për ndjekje të mëtejshme. /a.y/noa.al